Shëndeti

3 minuta para se të ndihej tërmeti shkatërrues, drita të pazakonta në qiellin e Marokut

Drita të pazakonta janë parë në qiellin e Marokut disa minuta para nisjes së lëkundjeve të tokës që morën 2,100 jetë njerëzish.

Një tërmet me magnitutë 6.8 të shkallës Rihter goditi Marrakech-un dhe qytetet dhe fshatrat përreth të premten mbrëma duke rrafshuar një numër të konsiderueshëm godinash.

Sipas Jerusalem Post, videot që janë filmuar nga kamerat e sigurisë nëpër banesa, tregojnë sesi drita të çuditshme shfaqen në qiell 3 minuta përpara se të ndihej tërmeti.

Nuk dihet shkaku i këtij fenomeni, edhe pse nuk është hera e parë që vërehet para një tërmeti të fuqishëm.

Video të ngjashme u shfaqën edhe para tërmeteve shkatërruese në Turqi në fillim të këtij viti, të cilët morën jetën e mbi 45,000 njerëzve.

Një teori për këto “drita tërmetesh” thuhet se reflektojnë stresin tektonik, aktivitetin sizmik në zonë apo edhe shpërthimet vullkanike.

#minuta #para #të #ndihej #tërmeti #shkatërrues #drita #të #pazakonta #në #qiellin #Marokut

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button