Tech
Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, mjeti përplas këmbësorin, ndërron jetë 68-vjeçari

Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).
Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.
#Aksident #në #aksin #ShkodërHani #Hotit #mjeti #përplas #këmbësorin #ndërron #jetë #68vjeçari