Video/ Asani a je normal? Super gol i numrit 9 me të majtën, Shqipëria në avantazh

Jasir Asani kalon në avantazh Shqipërinë, duke ekzaltuar stadiumin Arena Kombëtare. Një e majtë e kalibruar, njësoj si goli kundër Moldavisë, lë të shtangur portierin e Polonisë Szczesny. 1-0 për kuqezinjtë, që tani janë momentalisht në krye të Grupit E.
Zbulimi i teknikut Sylvinho vazhdon të magjepsë. Në minutën e 37′ Asani u nis nga e djathta dhe lëshoi një goditje fantastike me të majtën, që përfundoi në shtyllën e largët të mbrojtur nga Szczesny. Portieri i Juventus nuk mund të bënte asgjë dhe kuqezinjtë nisin festën.
Lexo më tej: Video/ Kiwior shënon në zonë, VAR i ‘mbyt’ festën: anulohet goli i Polonisë, stadiumi në ekstazë
Golat spektakolarë duket se janë një specialitet i kombëtares. Kujtojmë golin e vetë numrit 9 ndaj moldavëve, ashtu si edhe Kristjan Asllani kundër Ishujve Faroe. Vetëm tre ditë më parë, në Pragë, Bajrami shtangu portierin me një goditje të fuqishme nga distanca.
#Video #Asani #normal #Super #gol #numrit #të #majtën #Shqipëria #në #avantazh
Lapsi