Aktualitet
Lajm i fundit/ Aksident në Malësi të Madhe, humb jetën 68-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”.
Policia njofton se një automjet me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Llesh Peposhi, 68 vjeç (këmbësor).
Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.
#Lajm #fundit #Aksident #në #Malësi #të #Madhe #humb #jetën #68vjeçari
Lapsi