Aktualitet

“Pajtimi Bardhi-Berisha”, Baçi i Fierit entuziast: Mbledhja e radhës mund të mbahet në Kukës

Deputeti i PD, Luan Baçi e konsideron mbledhjes e dy grupimeve të Bardhit dhe Berishës, si një ndër vendimet më të duhura dhe të rëndësishme për opozitën.

Ai shton se opozita e bashkuar mund në çdo rast mazhorancën. Sipas tij, opozita po rimëkëmbet dhe fokusi do të jetë kundërshtari.

Baçi tregon se në mbledhjen e mbajtur u morën disa vendime që do i shërbejnë unifikimit të opozitës.

“U vendos së pari se do të ketë takime të përjavshme të Grupit Parlamentar të PD, nuk përcaktuam vendin dhe orën e takimit”, tha ai. “Pati një propozim që takimi i radhës mund të bëhet në Kukës, meqenëse Kukësi është në zgjedhje lokale të pjësshme, ishte një propozim i deputetit Bujar Leskaj, që u hodh aty dhe do të diskutohet”, thekson ai duke shtuar se ka mbështetur këtë ide, referuar dhe faktit që Kukësi është ‘bastion’ i së djathtës.

Nga ana tjetër, ai thekson se vëmendja e opozitës do jetë tërësisht e përqendruar tek përballja me mazhorancën për Bashkinë e Kukësit, ndërsa garanton se do të mbrohet vota e lirë e qytetarëve.

/a.r

#Pajtimi #BardhiBerisha #Baçi #Fierit #entuziast #Mbledhja #radhës #mund #të #mbahet #në #Kukës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button