Tech
“Ndjesi fenomenale, nëna ishte më e lumtura”, flasin dy prurjet e reja të Sylvinhos në kombëtare

Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, dy prurjet e reja të Sylvinhos, janë përshtatur shpejt me pjesën tjetër të ekipit përfaqësues.
Dy sulmuesit kuqezi, në pritje të debutimit të tyre, nuk i fshehën emocionet dhe krenarinë që do të përfaqësojnë Shqipërinë.
Muja theksoi se është një ndjesi fenomenale ndërsa personi që u gëzua më shumë për këtë ftesë ishte nëna e tij.
Edhe Mirlind Daku u shpreh i lumtur që ndodhen në këtë grumbullim dhe se gjithçka ka shkuar perfekte deri më tani.
#Ndjesi #fenomenale #nëna #ishte #më #lumtura #flasin #prurjet #reja #të #Sylvinhos #në #kombëtare