Ngjarja tragjike/ Kaluan kufirin me Jet Ski, qëllohen për vdekje nga roja bregdetare dy turistë

Dy turistë franko-marokenë u qëlluan për vdekje nga rojet kufitare algjeriane, pasi po bënin jet ski në ujërat territoriale algjeriane dhe aksidentalisht kaluan në brigjet e Algjerisë.
Bilal Kishi dhe Abdelali Mesouer humbën jetën të martën kur rojet kufitare algjeriane i qëlluan brenda ujërave territoriale algjeriane. Të dy turistët humbën në det, teksa bënin ski pranë qytetit maroken të Saidia.
Një person i tretë, gjithashtu francezo-maroken, Smail Schnabe, u arrestua nga autoritetet algjeriane.
Theksojmë se kjo ngjatje e rëndë ndodh në një kohë tensioni në marrëdhëniet e Marokut me Algjerinë. Kufiri është mbyllur që nga viti 1994 dhe Algjeria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Marokun në gusht 2021 duke akuzuar Rabatin për “veprime armiqësore”. Maroku e përshkruan këtë vendim si “të pajustifikuar”./m.j
#Ngjarja #tragjike #Kaluan #kufirin #Jet #Ski #qëllohen #për #vdekje #nga #roja #bregdetare #turistë