VIDEO/ Udhëtimi i fundit i Klajdi Bitrit nga Ankona në Shqipëri, duartrokitje dhe thirrje për drejtësi
Të afërm, miq dhe të njohur kanë shoqëruar në portin e Ankonës arkivolin e Klajdi Bitrit, 23 vjeç, i vrarë ditën e diele, pasi trupi i tij do të varroset në Shqipëri.
Komuniteti shqiptar dhe shokët e tij marshuan duke kërkuar “drejtësi” për vrasjen e 23 vjeçarit.
Tullumbace të bardhë dhe duartrokitje shoqëruan udhëtimin e fundit nga Italia drejt Shqipërisë të trupit të Klajdi Bitrit, 23 vjeçari i vrarë të dielën rreth orës 17:00 me shtizë peshkimi në Sirolo (Ankona).
Sipas prokurorisë italiane, personi që ka tërhequr shtizën e peshkimit është 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, i cili tashmë në burg.
Në rreshtin e parë ndodhet vëllai i Klajdit, Xhuliano dhe më pas janë miqtë e tij. Teksa ata parakalojnë në portin e Ankonës brohoriten një fjalë të vetme: “drejtësi, drejtësi, drejtësi”.
Arkivoli u mbajt në shpatulla dhe u transportua mbi njëqind metra, deri në kontrollin e portit, me tollumbacet që ngriheshin në qiell./f.s
#VIDEO #Udhëtimi #fundit #Klajdi #Bitrit #nga #Ankona #në #Shqipëri #duartrokitje #dhe #thirrje #për #drejtësi