Sport

Berisha xheloz për samitin e Bledit: Rama i organizoi funeralin Albin Kurtit…

Sali Berisha shfrytëzoi një mbledhje me grupin e deputeteve demokrat te “Rithemelimit” për të sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se kreu i qeverise shqiptare është sjelle si një gangster i vërtete në rrafshin e politikes rajonale.

Berisha shtoi se Rama organizoi funeralin politik të Albin Kurtit me sulme të papranueshme ndaj kreut te qeverise se Kosovës.

Këto deklarata vijnë pak ditë pasi Rama dhe Kurti u shfaqën në Bled të Sllovenisë duke biseduar të buzëqeshur dhe pranë njeri-tjetrit.

U vërsul i pari me tërbim duke i vendosur Kosovës sanksione dhe mendoi se Albin Kurtit i erdhi fundi dhe të organizojë funeralin politik. Mori atë që meritonte, mori turpin dhe shpërfilljen gjer në asgjësim. Organizoi turin Ballkanik, turin e vetëposhtërimit, turin e merituar të vetëposhtërimit. U përpoq të zëvendësonte Lajçakun dhe Eskobar dhe të dilte tani ky si ndërmjetësues ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve. Hartoi një draft me ekspert të shquar për problemin më nevralgjik që është çështja e asocasionit, por edhe drafti edhe përpjekja përfundoi në koshin e humorit, talljes dhe përçmimit që meritonte.

/a.r

#Berisha #xheloz #për #samitin #Bledit #Rama #organizoi #funeralin #Albin #Kurtit..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button