Nis shpërndarja e teksteve shkollore, Rama: Falas për të gjithë nxënësit e 9-vjeçareve dhe për 16 kategori të veçanta

Ka nisur shpërndarja e teksteve për nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare.
Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili njofton se do të jenë falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare.
Përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.
“Mirëmëngjes dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/a.r
#Nis #shpërndarja #teksteve #shkollore #Rama #Falas #për #të #gjithë #nxënësit #9vjeçareve #dhe #për #kategori #të #veçanta