Tech
Kriza e ushqimit/ Lavrov: Rusia do furnizojë Turqinë me 1 milion ton grurë falë mbështetjes së Katarit

Rusia do të furnizojë Turqinë me 1 milion ton grurë me një çmim të ulët falë mbështetjes financiare nga Katari, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Lavrov e lëshoi këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me homologun turk, Hakan Fidan në Moskë.
“Sapo të përmbushen të gjitha garancitë e memorandumit Rusi-OKB, ne do të kthehemi menjëherë në respektimin e gjithçkaje që është shkruar në marrëveshje për eksportin e grurit në Detin e Zi”, tha Lavrov duke shtuar se ishte i bindur se ishte Perëndimi, ai që po pengonte zgjidhjen e problemeve duke penguar eksportin më aktiv të drithërave dhe plehrave ruse./m,j
#Kriza #ushqimit #Lavrov #Rusia #furnizojë #Turqinë #milion #ton #grurë #falë #mbështetjes #së #Katarit