Tech

Bashkimi Shqipëri-Kosovë? Kurti flet për gazetën greke: Kosova e Shqipëria janë një komb e dy shtete. S’na lejon…!

Në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nëse e përkrah bashkimin e Kosovës me Shipërinë.

Kurti u përgjigj duke thënë se Kosova dhe Shqipëria janë një komb dhe dy shtete. Ai tha se marrëdhëniet me Shqipërinë janë të shkëlqyera.

Ai tha se akuzat ndaj tij në lidhje me bashkimin e dy shteteve vinin nga serbët për arsye se ata duan që Bosnja të bashkohet me Serbinë, raportojnë mediat greke.

“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë.

Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Srpska (Bosnja) të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe”, tha Kurti.

Ai është pyetur edhe nëse ai dëshiron bashkim me Shqipërinë, por Kurti ka thënë se për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë dhe se Qeveria e Kosovës është e fokusuar në mbrojtjen e vendit, integritetit territorial dhe sovranitetit.

“Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë dhe ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit tonë, integritetit territorial dhe sovranitetit të tij.

Por e përsëris se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe, megjithëse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”, tha Kurti./m.j

#Bashkimi #ShqipëriKosovë #Kurti #flet #për #gazetën #greke #Kosova #Shqipëria #janë #një #komb #shtete #Sna #lejon..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button