Tech

Vrasja e Klajdi Bitrit/ Babai pajiset me pasaportë brenda ditës për të udhëtuar drejt Italisë

Agim Bitri, babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitri që u vra padrejtësisht të Dielën në Ancona të Italisë, tashmë mund të udhëtojë drejt këtij shteti për të tërhequr trupin e djalit të tij.

Gazetarja e Klan News Anila Sefa bën me dije se me ndihmën e institucioneve përkatëse, është mundësuar që përmes procedurës së përshpejtuar në më pak se 24 orë Agimi të pajiset me pasaportë, të cilën nuk e zotëronte deri më sot.

Kujtojmë se më herët Agim Bitri deklaroi për mediat se kishte komunikuar me ministrin e Brendshëm Taulant Balla duke i kërkuar ndihmë për gjendjen e tij të vështirë, e ky i fundit u shpreh ai me shumë respekt i kishte premtuar se do ta mbështeste.

“Unë s’kam mundësi që të iki, s’kam as pasaportën, nuk kam! I kërkova ministrit Taulant Balla, m’u përgjigj me respekt, më tha do mundohem personalisht”, u shpreh ai.

Agim Bitri përsëriti apelin e tij për ndihmë ndaj shtetit e çdo shqiptari, duke theksuar se nuk ka mundësi financiare për të sjellë trupin e djalit të tij të ndjerë në Shqipëri.

/f.stafa

#Vrasja #Klajdi #Bitrit #Babai #pajiset #pasaportë #brenda #ditës #për #të #udhëtuar #drejt #Italisë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button