Aktualitet
Arrestohet 67-vjeçari në Sarandë, ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare

Një 67 vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë për ngacmim seksual. Ka qenë 15 vjeçarja që ka bërë denoncim në polici se shtetasi Jorgo Shemsho e kishte ngacmuar seksualisht në banesën e saj.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Jorgo Shemsho, 67 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka njoftuar një 15-vjeçare, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.”, njofton policia.
#Arrestohet #67vjeçari #në #Sarandë #ngacmoi #seksualisht #një #15vjeçare
Lapsi