Sport

“Krokodili” fiton zgjedhjet e radhës, në një proces të kontestuar

Presidenti i Zimbabves, Emmerson Mnangagwa shpalli fitoren për një mandat të dytë në drejtimin e shtetit afrikan.

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit të Zgjedhjeve, Mnangagwa, i njohur ndryshe me nofkën “krokodili”, mori më shumë se 52% të votave, por opozita e kundërshton rezultatin duke thënë se është i manipuluar.

Kritika kishte dhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët e cilësuan procesin zgjedhor si larg standardeve demokratike.

Mnangagwa është presidenti i tretë i Zimbabves, ai erdhi në pushtet në vitin 2017 pas një grushti shteti që rrëzoi nga drejtimi Robert Mugabe. Rivali i tij në garë i Koalicionit Qytetar për Ndryshim, Nelson Chamisa, siguroi 44% të votave.

Kur u bë president për herë të parë, Mnangagwa premtoi një fillim të ri për popullin e vendit të tij. Por sot Zimbabve ka një nga normat më të larta të inflacionit në botë ku vetëm në korrik çmimet u rritën me 101.3% që nga viti i kaluar.

Papunësia mbetet gjithashtu një plagë sociale e përhapur, me vetëm 25% të qytetarëve që kanë një punë formale. Betimi i Mnangagwa për të garantuar të drejtat e njeriut gjithashtu duket i zbrazët, me pak ndryshime në këtë drejtim që nga largimi i Mugabe.

/a.r

#Krokodili #fiton #zgjedhjet #radhës #në #një #proces #të #kontestuar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button