Rama u tregon grekëve arrestimin e Belerit, jo vetëm prokuroria, por edhe policia e pavarur

Deri tani ka pasur dyshime nëse SPAK dhe gjykatat shqiptare janë të pavarura nga qeveria, por në intervistën për Ekathimerini, përballë shikuesve të Greqisë, kryeministri jonë ka kaluar në një nivel tjetër të funksionimit të shtetit dhe e ka paraqitur edhe policinë sikur është e pavarur nga ai.
Këtë e tha kur përshkroi momentin se si e mori vesh për arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit që më vonë doli fitues në Himarë. Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama përshkruan se si ishte habitur nga arrestimi dhe se si kishte folur me drejtorin e policisë pasi ishte çuditur se Beleri po arrestohej.
“Ndonjëherë në politikë mud të thuash gjëra që nuk je krenar. Në këtë fushatë kam thënë ca gjëra për të cilat nuk ndihem mirë. Dhe nuk ndihem mirë, sepse këto u lidhën me atë që ndodhi më pas. Dhe nuk kanë asnjë lidhje. Arsyeja pse fola ashtu ishte se ai tha ca gjëra të papranueshme, siç ishte ajo që do çonte para proçesin e helenizimit të Himarës. Nuk thuhen këto në Europë, këtë Europë. Kjo vjen nga e kaluara e errët dhe e largët. Pastaj gjra të tjera jo të mira, tha se “Do çlironte Himarën nuk e di nga kush… Por po bej një pyetje retorikë: Nëse une do e dija që kishte një hetim nisur nga denoncimi i dikujt, dhe i nisur nga prokuroria a do ta ekspozoja veten me këtë gjuhë kaq të ashpër? Nëse unë e dija që do arrestohej a do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë? Nuk besoj. Nuk jam më inteligjenti në botë, por nuk jam as më budallai dhe kjo do ishte shumë budallaq. Mora vesh për arrestimin kur policia ishte në veprim. Mora në telefon drejtorin e policisë dhe i thashë “Çfarë është kjo?”. Ai tha: Kemi një mandat arresti nga prokuroria dhe bazohet në prova bindëse për blerje votash. Unë i thashë: Dëgjo, mirë do ishte të jeni të sigurtë për cfarë po bëni se kjo mund të marrë për shumë keq dhe duhet të mbështetet në prova bindëse. Megjithatë paçi fat!” Kjo nuk ishte diçka që unë isha i përfshirë. Aksioni po zhvillohej tashmë” tha Rama.
Gjatë fushatës, Rama u mor me Fredi Belerin si me asnjë kandidat tjetër duke i paralajmëruar bashkëpuntorët e tij se do të merrej personalisht me ta. Njëri prej tyre u arrestua nga policia disa orë pas paralajmërimit të Ramës.
#Rama #tregon #grekëve #arrestimin #Belerit #vetëm #prokuroria #por #edhe #policia #pavarur
Lapsi