Shëndeti

U përplasën me makinën me italianë, aksidentohet motori i “Shqiponjave” në Sarandë. Një polic i plagosur

Një polic ka mbetur i plagosur pasi motori i “Shqiponjave” është aksidentuar në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Qafe Gjashtë, ku forcat e Tiranës kanë shkuar në mbështetje të atyre të qytetit bregdetar.

Motori është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetas italianë.

Një polic është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës dhe po merr ndihmën mjekësore atje, ndërsa tjetri ka marrë ndihmën e parë dhe ka dalë.

Mësohet se që nga pasditja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task-Forcës së qarkullimit rrugor kanë kryer edhe arrestime për personat që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Sarandë e Ksamil.

/a.d

#përplasën #makinën #italianë #aksidentohet #motori #Shqiponjave #në #Sarandë #Një #polic #plagosur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button