Aktualitet

Humb jetën kamarieri 17-vjeçar pasi e zë poshtë ashensori, pronari i lokalit shpallet në kërkim

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, rreth orës 1:15 të së shtunës.

Në një lokal në lagjen “Nr. 1″, Sarandë është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë të riun.

Në këto kushte, u arrestua një 43-vjeçar i cili kishte montuar ashensorin dhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, një 37-vjeçar për të cilin vijojnë kërkimet intensive.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë” .

/a.d

#Humb #jetën #kamarieri #17vjeçar #pasi #zë #poshtë #ashensori #pronari #lokalit #shpallet #në #kërkim

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button