Bashkëpunimi muzikor që se kishim menduar! Al Pacino & Bad Bunny bashkojnë forcat

Legjenda e kinemasë, Al Pacino dhe këngëtari i momentit, Bad Bunny, janë duke xhiruar videoklipin e tyre në restorantin e famshëm “Carbone” në Noho. Po, po ashtu sic e mendoni është. Al Pacino dhe Bad Bunny në një bashkëpunim!
Sipas “Page Six”, Al Pacino dhe reperi ishin së bashku në restorantin e njohur, duke xhiruar për skenat e një video që me shumë gjasa do të thyejë rrjetin. ‘Vibe’ i videoklipit do të jetë me gangster dhe sigurisht, Al Pacino, është le të themi ‘kumbari’ i këtij roli në kinema.
A nuk është bashkëpunimi të cilin as që e kishim menduar por që mezor presim ta shohim?
Ndërkohë që ne mezi presim, rikujtojmë që nga ana tjetër Bad Bunny duket po shijon lidhjen e tij me Kendall Jenner…
/a.d
#Bashkëpunimi #muzikor #që #kishim #menduar #Pacino #Bad #Bunny #bashkojnë #forcat