Sport

Çdo gjë e bukur e ka një fund, Gasperini paralajmëron largimin nga Atalanta pas një historie 9-vjeçare suksesi –

Në vitin 2016 Xhan Piero Gasperini u ul në stolin e trajnerit te Atalanta dhe prej aty nisi një histori e bukur suksesi, tejet e vështirë për t’u përsëritur. Nga një ekip që synonte mesin e tabelës, Atalanta u shndërrua në një “hirushe” të futbollit italian. Pjesëmarrje e rregullt në Ligën e Kampioneve, finaliste e Kupës së Italisë, nënkampione të Serisë A dhe fituese e Ligës së Europës përballë Leverkusenit të pathyeshëm. Një cikël vërtetë mbresëlënës që tashmë duket se i ka ardhur fundi.

Diçka është thyer në marrëdhënien e Gasperinit me lojtarët apo me klubin dhe kjo është reflektuar edhe në çështjen e fundit mes tij dhe Ademola Lukmanit. Vetë trajneri italian ka paralajmëruar në konferencë për shtyp se nuk do të rinovojë kontratën e tij me bergamaskët.

“Të shohim nëse do të largohem kur të skadojë kontrata apo do ta ndërpresim në fund të këtij sezoni”, janë fjalët e thëna nga Xhan Piero Gasperini në prag të sfidës kundër Empolit. Kontrata e tij me klubin përfundon në verën e vitit 2026, por trajneri i Atalantës nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërprerjes së parakohshme në qershorin e ardhshëm./Sport Ekspres/

#Çdo #gjë #bukur #një #fund #Gasperini #paralajmëron #largimin #nga #Atalanta #pas #një #historie #9vjeçare #suksesi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button