Tech

“Mos i dëgjoni kurrë këngët e mia”, Fero kërkon falje dhe largohet përfundimisht nga muzika

Feronit Shabani aka Fero ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, por për arsyet e gabuara, teksa u arrestua sërish pak javë më parë, këtë herë pas akuzave për dhunë nga bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismalji, e cila është duke “luftuar” me të edhe për kujdestarinë e vajzës që kanë bashkë, ndërsa reperi nuk ka shumë që është larguar nga qelia dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Rikthimi i tij ka qenë pak kaotik dhe i mbushur me pikëpyetje, ndërsa cdo gjë është bërë akoma më kaotike sot nga vetë Fero, i cili ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram tërheqjen nga muzika, por jo për shkak të problemeve të fundit që ka pasur.  Kështu, teksa shprehet se cdo sfidë që ka kaluar së fundmi (që ne tashmë i dimë) i ka kaluar me ndihmën e Zotit, ai thotë se është pikërisht përkushtimi i tij ndaj fesë islame, ajo që po e detyron të heqë dorë edhe nga muzika që bën.

Sipas tij, muzika nuk lejohet në fenë që tashmë praktikon, të paktën nga studimet që ai ka bërë së fundmi dhe ka vendosur t’i përkushtohet familjes, duke u penduar për këngët që ka bërë, madje bën thirrje që as publiku i tij të mos i dëgjojë më dhe t’i fshijë nga cdo platformë.

Po ashtu ai shprehet i penduar për cdo gjë të gabuar që ka bërë, cdo padrejtësi dhe kërkon falje, ndërsa ka një thirrje edhe për të gjithë besimtarët e tjerë, duke cituar edhe një copëz nga Kurani, ndërsa shprehet i bindur se kjo lëvizje e tij do të paragjykohet nga njerëzit, por fundja secili është i lirë ta jetojë jetën si ta dojë.

Pra Fero nuk do të jetë më reper dhe që tani e tutje do të jetë Feronit, ndërsa njoftimi i tij vjen pikërisht në ditën kur bashkëshortja (ose më saktë ish-bashkëshortja), Arbenita Ismajli konfirmoi me një postim në rrjetet sociale se janë në proces divorci.

Ndërkohë Fero nuk është i vetmi që ka hequr dorë nga muzika këto ditët e fundit, teksa një emër tjetër që i tha “mirupafshim” këngës ishte Alban Ramosaj, por për arsye krejt të tjera.

#Mos #dëgjoni #kurrë #këngët #mia #Fero #kërkon #falje #dhe #largohet #përfundimisht #nga #muzika

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button