Tech

Të gjithë e dinin në Bjellorusi, Prigozhin shfaqet në Afrikë: Po punojmë për Rusinë e madhe!

Atëherë kur mendohej se Yevgeny Prigozhin ishte sistemuar në Bjellorusi, pas grushtit të dështuar të shtetit ndaj Moskës dhe faljes që Vladimir Putin i bëri, lideri i grupit Wagner është rishfaqur me një video nga Afrika.

Shefi i mercenarëve publikoi një video në kanalin në Telegram të grupit Wagner, duke thënë se janë duke punuar në temperatura 50 gradë Celcius në Afrikë, për ta bërë Rusinë të madhe.

Punë. Temperatura është +50 gradë Celcius. Gjithçka ashtu siç na pëlqen”, dëgjohet të thotë ish-kuzhinieri i Putin, teksa shfaqet me veshje ushtarake në videon e dytë të xhiruar pas kryengritjes së dështuar.

Ushtarët po kryejnë aktivitete zbulimi dhe kërkimore për ta bërë Rusinë edhe më të madhe në çdo kontinent! Dhe Afrikën edhe më të lirë. Drejtësi dhe lumturi për popujt afrikanë. Po kryejmë detyrat që na janë ngarkuar dhe që kemi premtuar se do t’i kryejmë”, shton ai.

Deklaratën e liderit të mercenarëve e pasoi edhe një thirrje për vendet afrikane në kanalin në Telegram të Wagner, e shoqëruar me një hartë të kontinentit me flamuj të të gjitha kombeve.

Nëse keni nevojë për stabilitet dhe siguri, na kontaktoni“, ishte mesazhi që shkruhej.

Sakaq, kjo shfaqje e Prigozhin vjen pak kohë pas një interviste të tij me transmetuesin pro-rus Afrique Media, ku lideri i Wagner-it konfirmonte se do të rriste praninë e kontingjenteve të milicisë së tij në Afrikë.

/a.r

#Të #gjithë #dinin #në #Bjellorusi #Prigozhin #shfaqet #në #Afrikë #punojmë #për #Rusinë #madhe

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button