Aktualitet

Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore Afrikane, rriten lehtë temperaturat: Moti për sot

Shqipëria

Do të mbetet  Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në  35 km/h nga drejtimi verior –  veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit dhe nën ndikimin e temperaturave të larta për gjatë gjithë 24_orëshit.

Kjo situatë sinoptike dhe termike vjen si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë territorin, ku parashikohet që temperaturat më të larta të rregjistrohen në zonat Jugperëndimore dhe Jugore të Kosovës deri në 35 gradë C.

#Shqipëria #mbetet #nën #ndikimin #masave #ajrore #Afrikane #rriten #lehtë #temperaturat #Moti #për #sot

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button