Aktualitet

U futën për të eksploruar kanalizimet nëntokësore, mbyten 8 persona

Të paktën 8 persona janë konfirmuar të vdekur në Moskë pasi ishin futur të eksploronin kanalizimet nëntokësore. Pasi grupi kishte nisur eksperiencën e rrezikshme, nisi një shi i rrëmbyer, i cili mbushi menjëherë me ujë kanalizimit duke i marrë jetën 8 personave.

Të hënën nisi një operacion i madh kërkim shpëtimi për gjetjen e 8 personave, por fatkeqësisht nuk arritën të nxjerrin asnjë të gjallë. Deri tani janë gjetur trupat e pajetë të tre adoleshentëve, Gleb Lagashin, 17 vjeç, e dashura e tij Viktoria Schneider, 15 vjeç dhe kushërira e tij 15-vjeçare Elizaveta Markushina.

Autoritetet ruse janë duke kërkuar për gjetjen e trupave të personave të tjerë, mes të cilëve Dmitry Markushkin, 47 vjeç, shef i marrëdhënieve me publikun për kompaninë ruse të IT Lanit, i afërm me Gleb dhe Elizaveta.

/a.r

#futën #për #të #eksploruar #kanalizimet #nëntokësore #mbyten #persona

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button