Tech

Gjendet i vdekur punonjësi në Portin në Vlorë! Familjarët: E kanë vrarë dhe i kanë marrë çantën me 10 mijë euro

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se një person është gjetur i vdekur në rrethana të paqarta në zonën e Kapeles. Viktima është identifikuar si Nadir Gjata, 60-vjeç, agjent në agjenci të shitjes së biletave në Portin e Vlorës.

Sipas dëshmisë së familjarëve, ai ka një goditje pas koke dhe nuk i është gjetur çanta që mbante me vete ku kishte 10 mijë euro të shitjes së biletave që duhet t’i depozitonte.

Raportohet se ai është përplasur nga një taksi, por edhe është grabitur.

Megjithatë, janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, teksa pritet njoftimi i Policisë së Shtetit për të mësuar të tjera detaje.

/a.r

#Gjendet #vdekur #punonjësi #në #Portin #në #Vlorë #Familjarët #kanë #vrarë #dhe #kanë #marrë #çantën #mijë #euro

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button