Ndodh për herë të parë në SHBA, 3 shërbimet ushtarake mbeten pa drejtues

Për herë të parë në histori, tre shërbimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mbetur pa shefa, pasi senatori republikan, Tommy Tuberville refuzon të konfirmojë emërimin e tyre.
Mike Gilday, shefi i operacioneve detare dha dorëheqje këtë javë, ka lënë Marinën së bashku me Ushtrinë dhe Marinsat amerikane të drejtohen nga shefat në detyrë, raporton CNN.
“Kjo është e paprecedentë. Është e panevojshme dhe e pasigurt. Ky është një minim gjithëpërfshirës i gatishmërisë ushtarake të Amerikës”, tha ministri amerikan i Drejtësisë, Lloyd Austin.
Tuberville u zotua në dhjetor të vitit 2022 të bllokojë të gjitha nominimet e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Mbrojtjes lidhur me vendimin e Pentagonit për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit të anëtarëve që kërkojnë abort dhe jetojnë në shtete ku aborti nuk lejohet./f.s
#Ndodh #për #herë #të #parë #në #SHBA #shërbimet #ushtarake #mbeten #drejtues