Aktualitet
Akuzat/ Kush janë 8 zyrtarët në hetim për koncensionin e sterilizimit

Këtë të enjte janë lëshuar gjithsej 8 urdhër arreste me vendim gjykate për zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë këtu dhe ish-zv. ministrin. Ndalimet janë bërë lidhur me dosjen e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë për të cilën SPAK ka hetuar prej më shumë se tre vite.
Denoncimi asokohe është bërë nga “Nisma Thurje”.
Të arrestuar:
- Klodian Rrjepaj – ish-zv. ministër i Shëndetësisë
- Ilir Rrapaj – biznesmen
Arrest shtëpie:
- Saimir Kadiu – drejtor ekonomik
- Marseka Serjanaj – drejtoreshë juridike
Detyrim paraqitje:
- Arben Gjata
- Pertef Mersini
- Genc Burazeri
- Naile Ajazi
Akuzat që rëndojnë mbi ta janë falsifikim dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë mbi biznesmenin Ilir Rrapaj rëndon akuza e mashtrimit.
/f.stafa
#Akuzat #Kush #janë #zyrtarët #në #hetim #për #koncensionin #sterilizimit