Aktualitet

Beleri pas takimit me deputetin grek: Pres lirimin e betimin si kryebashkiak

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar nga burgu pas takimit me deputetin grek Angelos Syrigos dhe ka zbardhur çështjet e diskutimit mes tyre. Në një reagim në Facebook, Beleri shkruan se i ka kërkuar Syrigos që t’i përcjellë mesazhin e tij kryeministrit grek, duke i thënë se është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës që të marrë drejtimin e Bashkisë.

“Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis. Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryeministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin. Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.


Z. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:

– të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.

– të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.

– të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.

Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore”, shkruan Beleri.

Ky reagim i Belerit, vjen një ditë pas takimit me deputetin grek, ndërsa ky i fundit tha në një një prononcim për mediat se ky qëndrim i drejtësisë shqiptare, do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe por edhe në integrimin e Shqipërisë në BE.

#Beleri #pas #takimit #deputetin #grek #Pres #lirimin #betimin #kryebashkiak

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button