Tech
VIDEO-LAJM/ Rusia bombardon në sytë e fëmijëve në Zaporizhia, po luanin në një park. Ja momenti i frikshëm

Lufta nuk kursen as fëmijët, pasi Rusia ka bombarduar në periferi të Zaporizhias me raketa teksa disa fëmijë po luanin në një park me nënën e tyre. Këto bombardime në sytë e fëmijëve, do të mbesin gjatë në mendjen e tyre.
Raketa e parë goditi hotelin Reikartz dhe më pas në videon e publikuar në media, fëmijët vëzhgojnë flakët, pastaj kthehen të tmerruar drejt qiellit dhe shtrihen në tokë.
Një raketë e dytë u hodh me shpejtësi, e cila goditi përsëri hotelin Reikartz./m.j
#VIDEOLAJM #Rusia #bombardon #në #sytë #fëmijëve #në #Zaporizhia #luanin #në #një #park #momenti #frikshëm