Aktualitet

Përplaset makina dhe një furgon me turistë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, νdes bariu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Jorgucat të Bashkisë së Dropullit. Mësohet se një aksident me vdekje është zhvilluar në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Dy automjete janë përplasur. Aksidenti ka përfshirë një autoveturë dhe një furgon me turistë polakë. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë dalë nga rruga dhe kanë goditur një bari të zonës, që ndodhej në anë të rrugës. Si rrjedhojë, bariu ka humbur jetën në vend.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


#Përplaset #makina #dhe #një #furgon #turistë #në #aksin #GjirokastërKakavijë #νdes #bariu

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button