I preferuar nga yjet e Hollivudit/ Jahti luksoz i Princeshës Diana e Dodi Fayed fundoset pas goditjes me një objekt misterioz

Jahti luksoz, me të cilin Princeshë Diana dhe i dashuri i saj, Dodi Fayed, shijuan pushimet e fundit në jug të Francës para se të ndërronin jetë, është fundosur në ujërat e detit Mesdhe.
Cujo, jahti i preferuar nga yjet e hollivudit, është zhdukur pasi është goditur nga një objekt i paidentifikuar, në rivierën franceze, ditën e shtunë.
Shtatë përsona janë shpëtuar si pasojë e këtij aksidenti por jahti ka përfunduar në një thellësi prej 2500m, raporton policia lokale.
Mjetet e shpëtimit janë dërguar menjëherë dhe pasi u siguruan që të gjithë pjesëtarët e bordit kanë shpëtuar, oficerët e policisë kanë identifikuar një dëmtim të jahtit, nga i cili futej uji.
Edhe pse i zoti i jahtit ka aktivizuar pompat dhe ka arritur të mbajë ndezur motorrët, sërish jahti nuk ka mundur t’i shpëtojë fundosjes.
#preferuar #nga #yjet #Hollivudit #Jahti #luksoz #Princeshës #Diana #Dodi #Fayed #fundoset #pas #goditjes #një #objekt #misterioz