Tech
Rriten hyrje-daljet në Qafë Thanë/ Prej 1 gushtit pika doganore funksionon vetëm me një kontroll

Nga data 1 gusht kalimi në Qafë – Thanë kryhet vetëm me një kontroll. Kjo ka bërë që fluksi i hyrje- daljeve të rritet.
Vetëm në 3 ditët e para të gushtit kanë hyrë dhe kanë dalë nga Qafë Thana rreth 29 mijë shtetas shqiptarë e të huaj.
Pala shqiptare punon me 6 sportele në hyrje, me po aq punon edhe pala maqedonase.
Ndërsa sa i përket fluksit në pikën e kalimit kufitarë në Kapshticë, numri më i lartë ka qenë në hyrje nga Greqia drejt Shqiperisë me 11 mijë persona. Nga ana tjeter kanë dale nga kjo doganë rreth 9200 qytetarë.
/a.r
#Rriten #hyrjedaljet #në #Qafë #Thanë #Prej #gushtit #pika #doganore #funksionon #vetëm #një #kontroll