Aktualitet

Berisha merr në mbrojtje publikisht Arben Ahmetajn: Të ruhet familja e tij, e kanë kërcënuar me vdekje

Sali Berisha ka çuditur jo pak sot, teksa ka dalë publikisht në mbrojtje të Arben Ahmetajt.

Ai bëri një denoncim se ish-zëvendëskryeministri po kërcënohet me jetë, që të mos flasë sipas tij për aferën e inceneratorëve.

“Sot sytë dhe mendjet e shqiptarëve, janë të drejtuara në hetimin e vjedhjes së shekullit. Dua të shtoj këtu se afera e djegësve, e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit është dështimi i shekullit. Hetimi i suksesshëm, ose dështimi i tmerrshëm i këtij hetimi. Ndaj jam këtu sot për të denoncuar para shqiptarëve disa zhvillime me të cilat kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të penguar hetimin. Së pari; ju informoj se prej 3 javësh breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, i vërshojnë Arben Ahmetajt.

Këto kërcënime kriminale dëshmojmë tmerrin dhe datën që Ahmetaj iu ka shpallur Ramës dhe Velijat, si bosët më të mëdhenj. Me këto kërcënime ndaj Ajhmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën atij dhe ai mos të guxojë që të bëjë publike këto çështje ndaj Ramës dhe Veliajt. Kërcënimet me jetën e tij dhe të fëmijëve dhe të familjarëve, që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe nga zyrat e shtetit, dëshmojnë qartë se Veliaj dhe Rama janë de facto dhe de juro truri i kësaj vjedhje.”, tha Sali Berisha.

#Berisha #merr #në #mbrojtje #publikisht #Arben #Ahmetajn #Të #ruhet #familja #tij #kanë #kërcënuar #vdekje

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button