Tech

Biden merr një sy gjumë në plazh, teksa Trump i drejtohet gjykatës

Joe Biden nuk duket aspak i shqetësuar nga fushata e ashpër që rivali i tij më i predispozuar për të fituar garën për kandidim në Presidencialet 2024 mes republikanëve, Donald Trump, është duke bërë.

Edhe pse dy ditë më parë Trump e fyeu duke e quajtur “burrë matuf”, Biden vazhdon i qetë pushimet përkrah bashkëshortes Jill.

Madje Presidenti amerikan duket se e ka humbur interesin edhe për 4 akuzat e reja që lidhen me komplotin për të përmbysur rezultatin e 2020, që ju komunikuan paraardhësit të tij.

Kjo pasi, pas relaksit në plazh biden është parë duke shkuar në kinema për të shijuar premierën e filmit Oppenheimer.

Por ajo çka tërhoqi vëmendjen gjatë qëndrimit të tij në plazhin në Rehoboth, ishte fakti se Biden u rehatua aq sa mori edhe një sy gjumë në shezlong.

“Vështirë të ankohesh për këtë mot”, u tha presidenti gazetarëve më vonë pasdite teksa ai dhe Jill u kthyen në shtëpinë e tyre private në plazh.

Biden tërhoqi vëmendjen po ashtu, pasi ai dhe bashkëshortja bënë edhe një shëtitje natën vonë në plazh për të parë superhënën që po shkëlqente mbi ujë.

/a.r

Biden merr një sy gjumë në plazh, teksa Trump i drejtohet gjykatës Biden merr një sy gjumë në plazh, teksa Trump i drejtohet gjykatës Biden merr një sy gjumë në plazh, teksa Trump i drejtohet gjykatës

#Biden #merr #një #gjumë #në #plazh #teksa #Trump #drejtohet #gjykatës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button