Aktualitet

“Mund të jetë përdhunuar”, dyshimet e para për vajzën e gjetur pa jetë poshtë urës së “Dajlanit”

Vajza që u gjet e pajetë mesditen e sotme poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës dyshohet të jetë vrarë.

Gjatë kqyerjes që i është bërë kufomës janë konstatuar shenja dhune në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia e ka gjetur vajzën të zhveshur, prandaj grupi hetimor ka dyshime se mund të jetë abuzuar seksualisht.

Policia nuk përjashton edhe faktin, që vajza të prostituohej dhe të jetë përfshirë në konflikt me vajzat e tjera, ose me tutorët e tyre dhe mund te jetë goditur nga këta të fundit.

Viktima vijon të mos jetë e identifikuar, pasi nuk ka pasur me vete asnjë mjet identifikimi, ndërsa policia më herët raportoi se bëhej fjalë për një endacake.

Mjekësia ligjore po punon për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj, orën dhe vendin, pasi dyshohet se mund të jetë vrarë në një vend tjetër e më pas është transportuar poshtë urës së “Dajlanit”.

 

#Mund #të #jetë #përdhunuar #dyshimet #para #për #vajzën #gjetur #jetë #poshtë #urës #së #Dajlanit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button