Shpërthim me tritol në Krujë, thyhen xhamat e banesave e bizneseve të zonës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Krujës. Mësohet se sasia e tritolit ka shpërthyer në aksin Fushë-Krujë në afërsi të lagjes Zim Zenel të këtij qyteti.
Është e paqartë se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës. Shpërthimi ka qenë i fortë aq sa janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë dhe është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate.
Policia dhe grupi hetimor kanë qenë gjatës natës në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e saj. Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka kamera në rrugë, ndërsa mbeten për t’u vëzhguar kamerat e ndonjë biznesi në zonë, nëse mund të çojnë në zbardhjen e shpërthimit.
#Shpërthim #tritol #në #Krujë #thyhen #xhamat #banesave #bizneseve #të #zonës
Lapsi