“Qeveria e ka dorëzuar sovranitetin te bandat”, Salianji: E pafuqishme të kontrollojë territorin

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në vend. Salianji shkruan se rendi dhe siguria publike janë në pikiatë!
Ai thekson se kjo qeveri që e ka dorëzuar sovranitetin tek bandat e krimit të organizuar e që i ka veshur me pushtet politik kriminelët dhe që ndan me ta gjithçka përfshirë dhe emërimet në polici, është e pafuqishme të kontrollojë territorin dhe është shkaktarja e situatës!
POSTIMI I PLOTË
Të fortët e paligjshëm bëjnë ligjin! Qeverisë së zgërlaqur në autoritet i ka mbetur vetëm të krekoset si gjeli mbi pleh!
Rendi dhe siguria publike në pikiatë!
Vrasje, dhunë, krim, drogë, vjedhje, pasiguri në çdo cep të territorit!
Kjo qeveri që e ka dorëzuar sovranitetin tek bandat e krimit të organizuar e që i ka veshur me pushtet politik kriminelët dhe që ndan me ta gjithçka përfshirë dhe emërimet në polici, është e pafuqishme të kontrollojë territorin dhe është shkaktarja e situatës!
Policia e politizuar po politizohet dhe më tej ndërkohë që themeli i problemit është përdorimi i saj si strukturë për mbledhjen e votave për PS!
#Qeveria #dorëzuar #sovranitetin #bandat #Salianji #pafuqishme #të #kontrollojë #territorin