Life Style

U përplas nga shqiptari Haxhi Çollaku, zgjohet nga koma karabinierja

Mediat italiane kanë raportuar lajmin e mirë të zgjimit nga koma të karabinieres 37-vjeçare që dy javë më parë u përplas nga shqiptari Haxhi Çollaku. Ky i fundit u vra nga kolegu i karabinieres pasi sulmoi patrullën.

Gjendja shëndetësore e 37-vjeçares ishte shumë e rëndë. Pritet që e dëmtuara të japë dëshminë e saj që ka për të qenë vendimtare për hetimet. Prokurori do t’i shkojë në spital sapo ta lejojë gjendja e saj.

Ajo pësoi dëmtime shumë të rënda, aq sa ishte në rrezik të vdiste për disa ditë. Ajo u përplas nga makina e Çollakut. Për pasojë mori dëmtime të mëdha në të dy këmbët. Në njërën, doktorët u detyruan që të konsideronin edhe amputimin. Por operacionet e ulën atë rrezik dhe tashmë 37-vjeçarja është zgjuar nga koma.

Kujtojmë që Haxhi Çollaku më 14 Korrik kishte shkuar në banesën e ish-gruas e cila kishte urdhër mbrojtje. Ajo njoftoi policinë. Kur u duk se karabinierët e kishin bindur të largohej, Çollaku përplasi me makinë karabinieren dhe tentoi ta godiste me thikë. Por kolegu i patrullës e qëlloi katër herë me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen.

Nga autopsia është zbuluar se ndaj shqiptarit u qëllua një herë në këmbë dhe dy herë në bark. Këto plumba e shpuan trupin e shqiptarit, ndërsa u qëllua edhe një plumb i katërt, gëzhoja e të cilit mbeti në trupin e tij.

/f.stafa

#përplas #nga #shqiptari #Haxhi #Çollaku #zgjohet #nga #koma #karabinierja

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button