Shëndeti
EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset i riu! Autori në kërkim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Fier, ku një persona ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”.
I plagosuri është identifikuar si Orges Buzi 33 vjeç, banues në Fier, e ndërsa autori Ledion (Enea) Nebiu, 30 vjeç, banues në Patos është shpallur në kërkim. Nga sa mësohet e gjithë ka ardhur pas një sherri të çastit, motivet e të cilit nuk dihen ende.
Policia ka shpallur në kërkim autorin. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.
/f.stafa
#EMRAT #Të #shtëna #armë #zjarri #në #Fier #plagoset #riu #Autori #në #kërkim