Aktualitet

“Mamuthët e korrupsionit” duhet të tremben, SPAK ka vënë në përgjim mbi 1 mijë zyrtarë

SPAK ka shtuar ndjeshëm përgjimet telefonike. Sipas raportit vjetor, gjatë vitit 2022 janë përgjuar 1023 celularë të zyrtarëve shtetërorë.

Emërimi i Altin Dumanit në krye të SPAK ka filluar t’i trazojë ujërat në radhët e të korruptuarve. Ish-presidentë, ministra, deputetë e kryebashkiakë kanë filluar të ngjisin njëri pas tjetrit shkallët e prokurorisë dhe dita kur shumë prej tyre të jenë pas hekurave nuk do jetë e largët.

Por në bazë të të dhënave të hetimeve të SPAK, duhet të tremben dhe ata që i kanë zhytur duart në afera, por nuk janë thirrur akoma në SPAK. Sipas raportit vjetor të SPAK për punën e vitit 2022, ka një rritje të ndjeshme të përgjimeve telefonike, sidomos për zyrtarët e lartë. Të enjten raportoi në KLP, kreu i SPAK Altin Dumani dhe ai ka dhënë detaje shumë interesante në këtë aspekt. “Pamfleti” ka siguruar raportimin e tij dhe shumë politikanë duhet të shqetësohen, kjo pasi SPAK po përgjon ata që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve. Sipas raportit të SPAK, gjatë vitit 2022 janë përgjuar 1023 celularë të zyrtarëve shtetërorë.

I është kushtuar një rëndësi e veçantë regjistrimit të procedimeve penale kryesisht. Janë regjistruar 28 procedime penale me 34 persona, me një rritje nga viti i kaluar ku ishin regjistruar 13 procedime penale. Në lidhje me përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit përveç përgjimeve telefonike, po aplikohen të gjitha mjetet e posaçme të hetimit si vëzhgime, simulime, dorëzim i kontrolluar, letër-porosi, agjentë të infiltruar etj. Është përdorur e efikasitet metoda proaktive e hetimeve në 122 procedime penale ku janë iterceptuar 2177 pajisje fundore. Pjesën më të madhe ku është kërkuar përgjimi janë në fushën penale të korrupsionit në 69 procedime penale ku janë interceptuar 1023 pajisje fundore”, tha Dumani.

Rasti më i fundit ku SPAK përdoru përgjimet për të dërguar pas hekurave të korruptuarit është ai i Bashkisë së Bulqizës. Hetuesit përgjuan kryebashkiakun Lefter Alla dhe gjithë punonjësit e tjerë edhe në fund u faktua abuzimi me tenderin e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro. Duket se në rrjetë kanë rënë dhe shumë të tjerë dhe sinjalet se 313-ta do popullohet këto kohë. /Pamfleti

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button