GJKKO mohon fjalën “ndyrësirë”, por avokatët e kanë zbardhur atë nga audio që kanë marrë në Gjykatë. A është ky një skandal i ri? –

Veliaj pretendoi se prokurori i çështjes Ols Dado i është drejtuar me gjuhë fyese, duke e quajtur ndyrësirë dhe e gjitha kjo në prezencë të gjyqtarit të çështjes, Erion Bani.
Në reagimin e saj, GJJKO thotë: … në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë. Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.
Por avokatët e zotit Veliaj kanë zbardhur debatin nga audio që kanë marrë nga Gjykata dhe pretendojnë se Olsi Dado e ka thënë fjalën ndyrësirë.
Nëse Gjykata ka manipuluar audion e regjistruar atëhere mund të jemi para një skandali të ri dhe më të rëndë./Marrë nga Tema
#GJKKO #mohon #fjalën #ndyrësirë #por #avokatët #kanë #zbardhur #atë #nga #audio #që #kanë #marrë #në #Gjykatë #është #një #skandal
Java News