Aktualitet

Çmimet rekord në jug! Tirana dhe plazhet, shtëpitë bëhen edhe më të shtrenjta –

Nga Tirana në Durrës, përfshirë rivierën e jugut apo vijën bregdetare të Shëngjinit e Talës… harta e re e referencave do shtrenjtojë edhe më tej çmimet e apartamenteve. Me 10 deri në 20 për qind pritet të rriten çmimet në Tiranë e brigjet e plazheve të veriut, ndërsa me 40 deri në 60 për qind do të shtrenjtohen apartamentet në Himarë, Palasë, Vlorë e Durrës.

“Pritet një rritje e çmimeve pasi gjithmonë ka një justifikim për shtrenjtimin e çmimeve, por jo për uljen e tyre”, tha për A2 CNN, Erjon Alimema, agjent i pasurive të patundshme.

Me përditësimin e hartës së referencave të ndryshuar së fundmi verën  e vitit 2023, vetëm një zonë në kryeqytet pritet të ofrojë çmime të përballueshme për shtresën mesatare të popullsisë.

“Zona e Paskuqanit pritet të ofrojë çmime deri në 1 mijë euro për m2. Kjo me gjithë hapjen e Unazës së Madhe, infrastruktura vijon të mbetet e dobët ndaj pritet që çmimet do të mbesin në këto nivele”, shtoi Alimema.

Me referencat e reja një metër katror në zonën më të frekuentuar të bregdetit të Durrësit që është ‘Zona 13’ e njohur si lagjja e plazhit, një metër katror pritet të kushtojë 2 mijë euro me rritje 323 për qind në raport me referencën aktuale prej 472 euro/metri.

Ngjashëm pritet të shtrenjtohen apartamentet edhe në Gjirin e Lalzit. “Janë dy zona me zhvillim shumë të lartë, veçanërisht të rezidencave. Çmimet rrjedhimisht do të rriten”, qartësoi Alimema.

Referencat e reja që pritet të publikohen pas zgjedhjeve të 11 majit pritet të prekin jo vetëm bashkitë e shtrira përgjatë bregdetit por edhe qytete të tjera që kanë marrë hov zhvillimi vitet e fundit.

Mungesa e referencave të pronave për të gjitha bashkitë e vendit u bë shkak edhe për shtyrjen e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme të paralajmëruar për të ndodhur gjatë vitit të shkuar./a2

#Çmimet #rekord #në #jug #Tirana #dhe #plazhet #shtëpitë #bëhen #edhe #më #të #shtrenjta
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button