Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ regjistron 15 partitë e para politike, mes tyre PS, PD dhe PL –

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar në zgjedhjet e parlamentare 15 partitë e para politike.

Mes partive politike të regjistruara në zgjedhjet e 11 Majit, janë Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Partia Socialiste.

Vendimi u mor nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme.

Ilirjan Çelibashi: Vendosim regjistrimin si subjekt zgjedhor të:

Partia Shqipëria Bëhet me kryetar Adriatik Lapaj
Partia Nisma Thurje me kryetar Endrit Shabani
Partia Lëvizja Bashkë me kryetar Arlind Qorin
Partia Mundësia me kryetar Agron Shehajn
Partia Demokristiane me kryetar Nard Ndoka
Partia Lëvizja Legalitetit me kryetar Shpëtim Axhami
Partia Kristiandemokrate e Shqipërisë me kryetar Dhimitër Muslia
Partia Kombëtare Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzi
Partia Demokratike e Shqipërisë me kryetar Sali Berishën
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë me kryetar Zef Bushati
Partia Balli Kombëtar Demokrat me kryetar Artur Roshin
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri
Partia Balli Kombëtar me kryetar Adriatik Alimadhi
Partia e Lirisë me kryetar Ilir Metaj
Partia Socialiste e Shqipërisë me kryetar Edi Ramën

#Zgjedhjet #majit #KQZ #regjistron #partitë #para #politike #mes #tyre #dhe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button