Tech

Evropianët dominojnë turizmin në Shqipëri, 3.4 milionë të huaj në 6 muaj

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat më të fundit për hyrjet dhe daljet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë, nga territori i vendit, në gjashtë muajt e fundit. Bie në sy një rritje e madhe turistëve evropianë, pas tyre vijnë amerikanët dhe aziatiko-jugorët.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2023, janë 1.581.731. Ky tregues rezulton me një rritje 16,3 %, krahasuar me Qershor 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2023, janë 1.490.810, duke shënuar një rritje me 18,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Qershor 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 574.698. Ky numër është rritur me 18,9 %, krahasuar me Qershor 2022.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.007.033. Ky numër është rritur me 15,0 %, krahasuar me Qershor 2022.

Gjatë gjashtëmujorit të 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 3.396.932. Ky numër është rritur me 33,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2023 janë 576.383. Krahasuar me Qershor 2022, ky tregues është rritur me 15,5 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2023, janë 914.427. Krahasuar me Qershor 2022, ky tregues është rritur me 19,7 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë 2023, është 3.024.102, duke u rritur me 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas.

Në Qershor 2023, krahasuar me Qershor 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:

Siç shihet nga shifrat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, numri i turistëve të huaj është rritur ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Revistat dhe mediat më të mëdha në Evropë i kanë bërë jehonë bregdetit shqiptar, ndaj pritet që raporti i radhës të jetë edhe më optimist.

 

#Evropianët #dominojnë #turizmin #në #Shqipëri #milionë #të #huaj #në #muaj

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button