Tech
26-vjeçari i vë zjarrin parcelës me bimë medicinale, policia e çon në psikiatri

Një 26-vjeçar është ndaluar nga policia në Gramsh. I riu dyshohet se i ka vënë zjarrin një parcele toke me bimë medicinale.
Pas kësaj, 26-vjeçari është dërguar në spitalin psikiatrik të Elbasanit pasi dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/f.stafa
#26vjeçari #vë #zjarrin #parcelës #bimë #medicinale #policia #çon #në #psikiatri