Aktualitet

122 vite burg për banditët që grabitën miliona euro në Rinas

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 122 vite burg në total 7 anëtarët e bandës së grabitësve të Rinasit, të cilën morën miliona euro gjatë grabitjes së blindave të bankave në Rinas, në vitin 2019.

Klement Çala është personi i cili ka marrë dhe dënimin më të rëndë në raport me pjesëtarët e tjerë të grupit. Apeli i GJKKO ka vendosur që Çala të shpallet fajtor për të katërta akuzat, “Vjedhje me armë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Falsifikimi i dokumenteve”, duke marrë një dënim në total prej 20 vite burg.

Ndërkohë për 6 pjesëtarët tjerët, Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli dhe Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, Apeli i GJKKO ka dhënë nga 17 vite burg për secilin.


#vite #burg #për #banditët #që #grabitën #miliona #euro #në #Rinas

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button