Nënkryetarja e KQZ: Prani e personave të paautorizuar në QV, e kam sinjalizuar

Në të gjitha Qendrat e Votimit identifikimi po kryhet elektronikisht. Kështu deklaroi nënkryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku e cila ka zbritur vetë në terren për të parë nga afër situatën në QV-të e Rrogozhinës.
Pelinku pranoi grumbullimin e personave të paautorizuar në QV, të cilën e kishte hasur edhe vetë.
“Pajisjet kanë qenë në rregull. Kemi pasur nevojë për një ndërhyrje dhe është kryer, problemi ka qenë minimalist. U pezullua 10-15 procesi i votimi. Ishte problemi i printimi.
Kjo është përgjegjësi e komisionerëve, të cilët kanë përgjegjësi ta shmangin dhe të parandalojnë duke njoftuar zgjedhësit se nëse kanë pajisje për fotografimin e votës t’i depozitojnë ato.
Lidhur me këtë problematikë, e hasa në 4 QV në shkollën Lekaj, ku vihej re prani e personave të paautorizuar, të cilët nuk duhet të rrinë në Qendrat e Votimit. E kam sinjalizuar. Kanë shkuar dhe përfaqësues të KQZ-së për ta verifikuar si situatë. Rregulli është që personat që duhet të gjenden në QV janë administrata zgjedhore, vëzhguesit e akredituar dhe zgjedhësit në radhë, çdokush tjetër është në shkelje të ligjit”, deklaroi Pelinku.
#Nënkryetarja #KQZ #Prani #personave #të #paautorizuar #në #kam #sinjalizuar