Ministria e Brendshme: 26 Korrik 2023, afati i fundit i aplikimit për karta ose pasaporta biometrike përmes kuponëve të “Aleat”

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.
Nga data 1 Gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.
“Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit“, thuhet në njoftim.
Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”, ndërsa çmimi i kuponëve do të jetë i njëjtë.
#Ministria #Brendshme #Korrik #afati #fundit #aplikimit #për #karta #ose #pasaporta #biometrike #përmes #kuponëve #të #Aleat