Sport

Jashtë organikës te Chelsea, Juventus e lë në pritje: Lukaku i frikësohet ‘kurthit’

lukaku

Chelsea e konsideron të tepërt, Inter nuk dëshiron më të dijë për të, Juve bën lëvizjet e tij, merr kohë dhe mbi të gjitha kërkon kohë. Me pak fjalë, Lukaku për momentin nuk e di se ku dhe me cilën fanellë do të luajë. Belgu është tani një futbollist që punon e stërvitet vetëm. E në 20 korrik kjo sigurisht nuk është një gjë e mirë. Ndoshta, për momentin, të vetmit që e duan vërtet janë arabët e Al Hilal. Pikërisht ata që i kishin ofruar tashmë një kontratë monstruoze një muaj më parë. Belgu i refuzoi, por mes dyshimeve që e mbërthyen, një tjetër i është shfaqur orët e fundit: ‘Po sikur të përfundonte i bllokuar’?

Në këtë drejtim, përflitet – shkruan Gazzetta dello Sport – se Big Rom është përpjekur të sistemonte mardhënien me Inter. Sulmuesi është përpjekur të kuptojë nëse është mundësia për një afrim të ri. Një tentativë për të parë gatishmërinë e zikaltërve për ta falur, që ka marrë përgjigjen që i frikësohej. Dyert i janë mbyllur nga të gjithë, nga presidenti Zhang te Marotta, nga Ausilio te Baccin e deri te ish-shokët e tij të skuadrës.

Lexo më tej: “La fin”, fraza e Lukakut çmend tifozët e Juventus në rrjetet sociale


TELASHET PËR JUVENTUS

Te Juventus është Max Allegri që shtyn shumë për belgun. Tekniku e konsideron atë si sulmuesin ideal për mënyrën e të kuptuarit të futbollit. Megjithatë, drejtuesit e Juventus janë të kujdesshëm, fillimisht duhen bërë shitjet, ndoshta, Vlahovic. Pastaj, duhet investuar një pjesë e madhe të të ardhurave për një lojtar 30-vjeçar, me një rrogë shumë të rëndë, për më tepër të papëlqyer nga tifozët. Kështu, Lukaku mbetet tani për tani pa siguri dhe pa një ekip të vërtetë. Pret bardhezinjtë, mendon përsëri për zikaltrit, e nis të marrë në konsideratë sauditët. Askush nuk e imagjinonte një verë kaq komplekse.

#Jashtë #organikës #Chelsea #Juventus #lë #në #pritje #Lukaku #frikësohet #kurthit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button