Sport

Trajneri i ri i Juventusit e nis me fitoren, bardhezinjtë marrin tre pikë që i afrojnë me zonën Champions

Igor Tudori e ka nisur me fitore aventurën e tij te Juventusi. Bardhezinjtë kanë mposhtur Xhenoan në ndeshjen e parë të trajnerit kroat në krye të pankinës. “Zonjës së vjetër” i ka mjaftuar vetëm një gol mbrëmjen e sotme për të mposhtur Xhenoan.

Ndeshja u vendos nga Kenan Jëlldizi, i cili mes dy kundërshtarëve në zonë, ia doli ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 25. Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 55 pikëve, vetëm 1 më pak se Bolonja e vendit të 4-t./Sport Ekspres/

#Trajneri #Juventusit #nis #fitoren #bardhezinjtë #marrin #tre #pikë #që #afrojnë #zonën #Champions
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button